Ashtu si dhe nje dite me pare televizioni Star Plus ka ndjekur nga afer situaten e krijuar nga termeti i 26 nentorit ne Shqiperi.

Pas Thumanes,nje ekip i ketij televizori ka qene pasditen e se enjtes ne Durres.Gazetarja Nereida Vitoja dhe operatori Marviks Shantoja kane ndjekur nga afer situaten ne Durres ku sipas raportimit live gazetarja shprehet se rruget e ketij qyteti kane nje hije te zymte, nuk ka levizje dhe te vetmit qe shihen jane gazetaret dhe efektivet qe merren me kerkimin dhe nxjerrjen e personave qe jane akoma nen germadhat e shkaktuara nga termeti.

Gazetarja Vitoja raporton se ne hotelin ‘Mira Mare’ dyshohet se ka nje punonjes te personelit nen germadha por kjo nuk eshte e konfirmuar, ndersa po kerkohet me mjete te specializuara perfshire dhe 4 qenj qe perdoren per kerkime te tilla me ane te nuhajtjes.

Nderkohe edhe diten e sotme kane vazhduar luhatjet e tokes ne Durres e Shqiperi.

Artikulli paraprakI JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT FAMILJES REÇI QË U SHUA NËN RRËNOJA, GREGOR RAMA: U PREHSH NË PAQE KIKI…
Artikulli tjetërTIRANA NË PANIK PREJ DËMEVE NGA TËRMETI