POLICIA ARRESTON 47-VJEÇARIN, KËRCËNOI GRUAN ME THIKË.
Rastet e dhunes ne familje sa vijne e shtohen edhe ne Shkoder.Keshtu, ne nje komunikate t policise se Qarkut Shkoder, njoftohet se me date 16 gusht 2014, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I.M, 47 vjec, banues ne Shkoder.

Arrestimi i tij u be, sepse pas nje grindje per motive te dobeta ne banesen e tij, ka kanosur për vrasje (me thikë) bashkëshorten e tij shtetasen E. M, vjec 36 dhe djalin adoleshent Er. M. vjec 14.
Materialet per kete ngjarje jane derguar ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Shkoder, per vepren penale te “Dhunë në familje” , sipas nenit 130/a/2 te Kodit Penal te Republikes se Shqiperise.Kohet e fundit, rastet e dhunes ne familje ne qarkun e Shkdores jane shtuar, ndersa pervec arrestimit nga policia, gjykatat kane leshuar edhe urdhra mbrojtjeje per viktimat, te cilat ne me te shumten e rasteve jane gra.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/zdvbWnd11LE?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]