Të paktën 25 emigrantë, 13 prej të cilëve fëmijë, u mbytën të dielën në Detin Egje në përpjekje për të mbërritur në Greqi.

Ngjarja ndodhi në perëndim të brigjeve turke, pranë qytetit Didim. Mediat e huaja raportojnë se gjatë ditës së dielë, sërish në ujërat midis Turqisë dhe Greqisë, roja bregdetare shpëtoi 13 persona, shtetas pakistanezë dhe afganë, pasi barka e tyre u përbyt pran ishullit Kos. Tragjedia e emigrantëve të mbytur ndodhi vetëm pak orë pas takimit thelbësor në Bruksel midis Bashkimit Europian dhe Turqisë, me qëllim zgjidhjen e krizës dhe kontrollimin e fluksit nga Lindja e Mesme.

Artikulli paraprakNDËRRON JETË ISH-ZONJA E PARË E SHBA-ve
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI RAMA NË SHKODËR, PËR TË VIZITUAR EKSPOZITËN E 7 MARSIT NË SHKOLLËN 28 NËNTORI