Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur këtë mëngjes. Pas aksidentimit të babë e bir në Divjakë, me pasojë vdekjen e 75-vjeçarit, një tjetër viktimë është shënuar në Golem.

Policia e Tiranës sqaron se një këmbësore është përplasur për vdekje nga një makinë në rrugën kryesore.

Informacion Paraprak

Rreth orës 8:30 në rrugën kryesore, në mbikalimin e Golemit, mjeti me drejtues shtetasin E.S.,25 vjeç ka aksidentuar këmbësoren B.SH., 38 vjeç banuese në Berat. Per pasojë te plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit eshte shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

Artikulli paraprakPRESIDENTI ILIR META KTHEN NË KUVEND NJË TJETËR LIGJ
Artikulli tjetërKRIZA POLITIKE/ LULZIM BASHA TAKIM 40 MINUTA ME METËN NË PRESIDENCË