Dhjetra familje në Rragam të Njësisë Administrative Gur i Zi kërkojnë të dëmshpërblehen për tokat e tyre të zëna nga ujërat e Lumit Drin për shkak të hidrocentralit.

Të rropatur që prej 27 vitesh ata kërkojnë prej institucioneve shtetërore që të marrin atë që u takon. Sipas tyre, fillimisht ka qenë problematike gjetja e dokumenteve për vërtetimin e pronësisë, por edhe pas gjetjes së tyre, akoma problematika e tyre nuk po merrë zgjidhje. Ata shprehen se janë të detyruar të jetojnë me vetëm pak metra tokë dhe kjo është e papranueshme.

Sipas banorëve, pjesa ma e madhe e tokave të tyre është zënë nga uji dhe se që nga ajo kohë ata janë të braktisur nga shteti. Kjo mënyrë e të jetuari ka vështirësuar ndjeshëm jetën e tyre. Banorët shprehen se dokumentat pjesa më e madhe e tyre i disponojnë. Në vazhdim ata kërkojnë edhe një takim me prefektin e Shkodrës, Çesk Millja.

Artikulli paraprakPLANI I ZHVILLIMIT TË ROMËVE DHE EGJIPTIANËVE
Artikulli tjetërTRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DHE MAQEDONIA DREJT ITALISË