DEPUTETI I SHKODRËS: PABESI NGA RAMA, U PËRJASHTOVA PËR ILIR METËN. Për herë të parë që pas përjashtimit nga grupi parlamentar i partisë socialiste deputeti i Shkodrës Tom Doshi rikthehet për të bërë fushatë elektorale. Nga Bushati, në mbështetje të kandidatit të PS për bashkinë Vau Dejës Gjokë Lleshi deputeti Doshi e quajti pabesi komplotin për vrasjen e tij.

Ilir Meta tha deputeti Doshi mendon se e blen Shkodrën për LSI-në por kësaj radhe është i humbur. Deputeti Doshi u shpreh se vota për Zef Hilën është votë për LSI-në. Nga ana e tij kandidati Lleshi tha se baza e socialistëve kërkon që ta ketë përkrah deputetin Doshi. Ardhja e deputetit Tom Doshi në këtë takim në Bushat është një sinjal i qartë për kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta se në këtë fushatë elektorale nuk do të qëndrojë në heshtje siç shumë kush mund të ketë menduar.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakHAXHINASTO: AEROPORTI I KUKËSIT DO NDËRTOHET
Artikulli tjetërXHOANA HILA PRANON FAJËSINË: GJYSHEN E VRAU I DASHURI IM