Banorët e Oblikës të njësisë Ana e Malit, pjesë e bashkisë Shkodër u bënë bashkë në një iftar të shtruar nga kryetari i Partisë Social Demokrate Tom Doshi në këto ditë të muajit të madhërueshëm të Ramazanit. Kreu i PSD Doshi uroi besimtarët musliman për këtë muaj të shenjtë si dhe për festën e Fiter Bajramin që do të jetë pas pak ditësh.

Përfaqësues dhe drejtues politik falenderuan të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë tryezë të iftarit.

Të bashkuar në këtë iftar, banorët e Oblikës falenderuan kryetarin e PSD Doshi për respektin e treguar në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

Gjatë këtij iftari besimtarët e pranishëm treguan mbi agjërimin si dhe përcollën mesazhin e bashkimit dhe tolerancës ndaj njëri-tjetrit.

Artikulli paraprakVENDIMI I KUSHTETUESES PËR BORDIN E KARBURANTEVE, TABAKU: I PAPLOTË, GJYKATA DUHET TA KISHTE NDËRPRERË MENJËHERË
Artikulli tjetërSHPENZIMET E PARTIVE POLITIKE NË FUSHATË, CELIBASHI: JO PARA PA LIMIT, TË MOS TREGOHET ARROGANCË