Deputeti i Shkodres, Tom Doshi, ka pasur nje vizite te vecante ne seline e shenjte gjate dy diteve te fundit.Ai ka qene ne Vatikan, ku i shoqeruar edhe nga Kardinal Ernest Troshani dhe familja e tij, eshte takuar me Papa Franceskun.

Nje lajm i tille, eshte bere publik nga deputeti Doshi, ne rrjetin social facebook, ku ka ndare emocionet me te gjithe miqte e tij.

Postimi i plote “Dy ditë të paharrueshme për mu dhe familjen teme. Dje pata fatin të marr pjesë në Meshën Shejte të Papës Françesku së bashku me kardinal Troshanin dhe familjen teme.

Para 50 vjetësh regjimi komunist ndalonte besimin fetar, ndersa dje Papa Françeskus çoi meshë me meshtarin e fundit të asaj kohe. Sot ishim në meshën private të Papës Ratzinger, nji atë i dashtun dhe i ambël. Bekim i madh për Shqipninë kjo vemendje e Papës Françesku dhe dashnia e Papës Ratzinger për ne.

I jemi mirënjohës Zotit për kardinalin Troshanin e Papëve për nderimin që i bajnë Kishës dhe kombit tonë.”

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË NË VERI TË SHQIPËRISË, VDES KËMBËSORI
Artikulli tjetërEVAKUIM MASIV NË SELANIK