Topalli kujton afatet ligjore dhe akuzon: Edi Rama është i paburrë, se duhet të kërkonte votëbesim

Qeveria de-fakto ka rënë. Por Kryeministri Edi Rama po përdor thjeshtë mekanzimat ligjor për ta mbajtur në këmbë si të mundet e me se të mundet. Ndërsa qytetarët janë ende të shokuar nga ajo që ndodhi dje me grabitjen e milionavë të një banke në mes të rrugës e në mes të ditës, një tjetër tregues se shteti ka rënë është edhe fakti se prej gati dy muajsh mazhoranca qeverisëse mban të kyçur në sirtarë provën e zjarrit që do të digjtë përfundimisht lidhjen politike Rama-Meta. Po flasim për Dekretin e Presidentit të Republikës për Ligjin e Plehrave të cilën Edi Rama nuk guxon të kërkojë votimin e këtij dekreti, sepse me shumë gjasë ai moment votimi në Kuvend do të shëntonte aty për aty kapitullimin e qeverisjes së tij. Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e ka ngritur sërish dje këtë çështje gjatë fjalimit të saj: “Po bëj një tjetër pyetje: Pse nuk vjen këtu dekreti i Presidentit? Sa kohë ka kaluar? Janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja dhe ligji. Dhe pastaj më thoni që ka qeveri. Qeveria ka rënë, zotërinj”. Sipas Topallit: “Kryeministri i vendit, është i paburrë, se duhej të kërkonte votëbesimin. Meqë ai nuk guxon të hedhë në votim dekretin e Presidentit për plehrat, ai duhet ta përdorë këtë si mocion për votëbesim. Pse nuk e bëri? Ju nuk jeni më. Qeveria nuk ekziston më. Kjo është gjëja më e parëndësishme. Ajo që më mundon më shumë, është se sot nuk ekziston më shteti shqiptar” – ka deklaruar Topalli, e ndërsa sigurisht për këtë çështje nuk është ndjerë askush nga grupi kuvendor socialist, meqë kabineti qeveritar ishte tretur dje në sallë.

Artikulli paraprakREFORMA NË DREJTËSI, PROKURORIA E TIRANËS KRIJON 7 NJËSI HETIMORE
Artikulli tjetërGREQI, EVAKUIM MASIV NË SELANIK. PRITET ASGJËSIMI I BOMBËS SË L.II.B