Torino është zyrtarisht qyteti që do të mirëpresë festivalin “Eurovision” vitin e ardhshëm.

Statusi zyrtar pritet të merret në orët e ardhshme, por tani duket se nuk ka më dyshime për zgjedhjen e kryeqytetit Piemontez.

Kandidatura e paraqitur gjatë verës nga kryebashkiakja, Chiara Appendino, rezultoi me fitore duke lënë prapa qytete tjera të njohura si: Milano, Bolonja, Pesaro, Roma e të tjerë.

Italia do të organizojë “Eurovision 2022”, pasi grupi i rokut, Maneskin, i solli fitoren këtij shteti në edicionin e këtij viti të mbajtur në Roterdam, shkruan L’occio.

Qyteti i Torinos thuhet se ofroi gati shtatë milionë euro, një shifër për të cilën komuna ka kontribuar nga xhepi i saj – gjersa pjesë e kontributit janë edhe fondet e shtuara nga autoritetet lokale dhe shoqatat territoriale.

Artikulli paraprakINDIANI ME NËNSHTETËSI SHQIPTARE PJESË E “PANDORA PAPERS”, MASHTROI ME 2.1 MLD DOLLARË, VIJON TË FSHIHET NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërBILANCI I MSH: 445 QYTETARË TË INFEKTUAR DHE 7 HUMBJE JETE NGA COVID-19 NË 24 ORËT E FUNDIT