Stuhitë e forta kanë përfshirë të premten SHBA-më qendrore, duke lënë pas 3 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Dy vdekje u raportuan në Wynne, Arkansas, ndërsa një person humbi jetën pasi torandoja shkaktoi shembjen e një çatie teatri në Illinois. Nga shembja e çatisë së teatrit 28 persona u plagosën rëndë. Rreth 260 persona ishin brenda teatrit Apollo, Belvidere, kur çatia u rrëzua në orën 19:55 me orën lokale, tha departamenti lokal i zjarrfikësve.

Një seri tornadosh të egër shpërthyen disa shtete amerikane të premten, duke vrarë të paktën tre persona në total. Dëme të shumta u raportuan në pjesë të jugut dhe të mesperëndimit – me shtetet e Arkansas dhe Missouri që shpallën gjendje të jashtëzakonshme. Gati 300 mijë abonentë mbetën pa energji elektrike.

Më shumë se 40 raporte për tornado u bënë në gjashtë shtete të premten mbrëma, sipas Qendrës së Parashikimit të Stuhive të qeverisë amerikane. Disa fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Çikagos O’Hare u vonuan ose u anuluan.

Një tornado e madhe shpërtheu kryeqytetin e shtetit të Arkansas, Little Rock, duke rrokullisur makina, duke thyer çati dhe duke rrëzuar pemë. Të paktën 24 persona u plagosën, sipas kryebashkiakut të qytetit. Guvernatorja e shtetit, Sarah Huckabee Sanders, konfirmoi vdekjen e dy personave në qytetin Wynne, rreth 100 milje (170 km) nga Little Rock.

Në Tenesi, kryebashkiaku i Covington, Jan Hensley, iu kërkoi njerëzve që të mos lëvizin me makinë pasi linjat e energjisë ishin goditur nga stuhitë. Departamenti i Policisë Covington e përshkroi qytetin si “të pakalueshëm” duke ndarë fotot e rrugëve të bllokuara nga shtyllat e rrëzuara të energjisë dhe pemët e mëdha të rrëzuara para shtëpive. Dëme të mëdha u regjistruan edhe në Arkansas qendror. Më shumë se 70,000 shtëpi mbetën pa energji elektrike, ndërsa 5 persona raportihet të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nata e tornadove vdekjeprurëse vjen vetëm një javë pasi një tornado vrau 26 njerëz në Misisipi. Presidenti Joe Biden vizitoi shtetin të premten për të shprehur ngushëllimet e tij dhe për të premtuar ndihmë federale.

Artikulli paraprak‘KOHA TË PËRFSHIHENI NË DASHURI DHE MOS FAJËSONI GJITHMONË TË TJERËT…’ HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërHESHTJE ZGJEDHORE NË MAL TË ZI, GJUKANOVIÇ PËRBALLË MILATOVIÇIT NË RAUNDIN E DYTË PËR ZGJEDHJET PËR PRESIDENT