Policia vendore e Shkodrës në bashkëpunim me prokurorinë dhe drejtorinë e forcës operacionale kanë shkatërruar një grup që merrej me trafikimin e shtetasve nga Shqipëria drejt Anglisë.
Nga operacioni i koduar “Garantuesit” përmes një deklarate për shtyp drejtori i policisë vendore Vehbi Bushati deklaroi se janë arrestuar 8 shtetas dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Drejtori i policisë bën të ditur edhe emrat e 8 të arrestuarve dhe rolin e tyre në grupin e trafikut të shtetasve shqiptar nga Shqipëria drejt Anglisë dhe Amerikës.
Policia sekuestroi edhe një laborator të falsifikimit të dokumenteve.
Ky është rasti i tretë brenda këtij viti teksa në mars i godit një grup i madh personash që trafikonin shtetas të ndryshëm drejt SHBA, Kanadasë dhe Anglisë me
40persona ndërsa në maj të po këtij viti u arrestuan 17 shtetas mes të cilëve edhe nga Shkodra që sërish objektiv kishin trafikimin drejt Amerikës, Anglisë dhe Kanadasë kundrejt pagesave që shkonin deri në 20 mijë euro.