Në kuadër të përmbylljes së muajit të ndërgjegjësimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Prefektura e Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore (ZVA) organizuan një aktivitet sensibilizues me pjesëmarrjen e nxënësve nga shkollat e qytetit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve për rreziqet që sjell trafikimi i qenieve njerëzore dhe rëndësinë e bashkëpunimit për ta parandaluar. Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni bëri të ditur se në territorin e qarkut janë evidentuar tre raste të trafikimit të qenieve njerëzore, duke shtuar se identifikimi I tyre mbetet sfidë.
Ndërkohë, prefektja theksoi se prindërit kanë një rol thelbësor në parandalimin e rasteve të tilla, permes komunikimt të hapur dhe të vazhdueshëm me fëmijet e tyre.
Drejtoresha e ZVA Shkodër, znj. Brisela Kadija, theksoi rolin që kanë shkollat dhe mësuesit në edukimin e brezit të ri me ndjeshmëri ndaj këtij fenomeni, duke nënvizuar se edukimi dhe informimi janë mjetet më të fuqishme për parandalimin e trafikimit.
Pjesë e aktivitetit ishte edhe një ekspozitë me piktura realizuar nga nxënës të shkollave të qytetit me tema sensibilizuese kundër trafikimit. Në përfundim të aktivitetit, u ndanë çmime për pikturat më të mira.

Artikulli paraprakUSH, 988 STUDENTË REGJISTROHEN NË BACHELOR
Artikulli tjetërSHUMË SHPEJT SHKOLLA “ALI LAÇEJ” MË HYRJE TË RE