Autoritetet greke kanë arrestuar katër persona në ishullin e Rodos, pasi ishin duke trafikuar 38 emigrantë të paligjshëm përmes një skafi.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, njëri prej të arrestuarve, 31 vjeç, është shtetas grek, ndërsa tre të tjerët janë të huaj, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur. Në mesin e emigrantëve të shpëtuar nga roja bregdetare janë 26 burra, 10 burra, si dhe 2 vajza të mitura.

Autoriteti Qendror Portual i Rodos ka arrestuar katër trafikantët, ndërsa skafi është sekuestruar.

Artikulli paraprakSHKODËR/ U ZBULUAN 11 MIJË RRËNJË KANABIS, PEZULLOHET SHEFI I STACIONIT POLICOR VELIPOJË DHE 3 POLICË
Artikulli tjetër“MASAT NDAJ KOSOVËS VAREN NGA RRJEDHA E DIALOGUT”, ZBULOHET BISEDA E BORRELL ME KURTIN NË BRUKSEL