Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Malbardh, në Kurbin.

Rreth orës 19:50, shtetasi B. A., 45 vjeç, duke manovruar me një mjet bujqësor në oborrin e banesës së tij, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij 3-vjeçare.

Si pasojë e plagëve të marra, e mitura ka humbur jetën.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në fshatin Malbardh, Kurbin, në oborrin e banesës së tij, shtetasi B. A., 45 vjeç, duke manovruar me një mjet bujqësor, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur, 3 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra, e mitura ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes aksidentale.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRENDITJA E RE E FIFA-S, SHQIPËRIA PËRMIRËSON NJË VEND
Artikulli tjetërZJARR NË NJË BANESË NË LAGJEN “NËNË TEREZA” NË LEZHË, NDËRHYJNË ZJARRFIKËSIT