Një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Raportohet se zjarri ka shkaktuar dëme të në banesë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaku i rënies së zjarrit.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit.

Ndërkohë, autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit dhe të dëmeve të shkaktuara.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTRAGJEDI NË KURBIN, 3-VJEÇARJA HUMB JETËN PASI GODITET AKSIDENTALISHT NGA BABAI ME MJET BUJQËSOR