Janë mbushur 20 vite nga tragjedia e 9 janarit 2004 ku humbën jetën në mënyrë tragjike 28 persona që po udhëtonin në mënyrë klandenstine me një gomone nga bregdeti i Vlorës drejt Italisë. Familjarët e viktimave e quajnë këtë ngjarje një vrasje shtetërore e cila edhe sot pas 20 vitesh nuk është zbardhur.

Vitin e kaluar familjarët e viktimave të 9 janarit iu drejtuan SPAK për ta hetuar këtë dosje por morën përgjigje negative pasi SPAK tha se kanë kaluar afatet ligjore. Familjarët thonë se nuk do të dorëzohen dhe do t’i drejtohen sërish SPAK.

Ajo që kërkojnë familjarët e viktimave të 9 janarit është drejtësia dhe të kthehen trupat e 8 të zhdukurve që sipas tyre janë vrarë e më pas asgjesuar dhe se nuk janë fundosur në ujë si pjesa tjetër.

Prej 20 vitesh dosja e 9 janarit endet dyerve të gjykatave duke mos u zbardhur e plotë edhe pse familjarët e viktimave pretendojnë se ka fakte të bollshme për të vënë përpara përgjegjësisë penale autorët të cilët sipas tyre janë persona të rangut të lartë politik dhe të policisë së shtetit.

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA BARAZIM NË MIQËSOREN ME BESËLIDHJEN
Artikulli tjetërSHKODËR, DREJTONTE MJETIN NË GJENDJE TË DEHUR, ARRESTOHET 26-VJEÇARI