Një ngjarje tragjike ka ndodhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një grua dhe 4 fëmijët e saj janë gjetur të vdekur në banesë të qëlluar me armë zjarri.

Sipas mediave amerikane, masakra ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. Dyshimet për krimin bien mbi një burrë që besohej se ishte babai i fëmijëve, i cili u vetëdorëzua në polici.

Efektivët gjetën një grua, një vajzë dhe tre djem me plagë nga armët e zjarrit në pjesën e sipërme të trupit dhe mjekët i shpallën të gjithë të vdekur në vend, tha Policia. Të gjithë të miturit ishin nën moshën 12 vjeç.

Burri që besohet se është babai i fëmijëve u arrestua kur mbërriti në stacionin e policisë në Lancaster, tha departamenti.

Artikulli paraprakJA Ç’VEND ZË SHQIPËRIA PËR BLERJET ONLINE, RENDITJA ME FQINJËT
Artikulli tjetërMUNGESË TË FUQISË PUNËTORE, ITALIA HAP KUFIJTË PËR 80 MIJË EMIGRANTË, KUOTË DHE PËR SHQIPËRINË