Inspektoriati i Mjedisit ka organizuar këtë të mërkurë një trajnim në terren për inxhinierët e pyjeve nga i gjithë qarku Shkodër.

Rritja e kapacitetit të shërbimit pyjor për administrimin kualitativ të pyjeve, sidomos për mbrojtjen nga zjarret, por edhe përllogaritjen dhe përmirësimin e gjëndjes ka qenë në fokus të pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës për trajnimin. Fillimisht trajtimi është bërë në teori, por projekti ka vazhduar edhe në praktikë.

Mënyra e menaxhimit të rregulltë të pyjeve ishte pjesë e trajnimit kryesor për të gjithë inxhinierët. Këtë vit në të gjithë qarkun Shkodër janë shkrumbuar dhjetëra hektar nga zjarret, duke e bërë situatën më të vështirë. Ky trajnim pritet të jetë efektiv edhe në raport me matjen dhe përllogaritjen me aparatura të posaçme të gjendjes së pyjeve.

Artikulli paraprakRRUGA TEK KOLAUDIMI NË VARËSI TË ARRSH
Artikulli tjetërKONCERT PËR 14 VJETORIN E LUMTURIMIT TË NËNË TEREZËS