Pasuria historike, etnografike dhe kulturore e Zadrimës është përmbledhur në një libër me autore Liza Brunga dhe Mirela Dragusha. Botimi, i titulluar “Zadrima, krahina e lashtë me vlera e veshje unike”, u promovua pranë muzeut kushtuar kësaj treve në Plezhe, ku të pranishëm ishin shkrimtarë, studiues dhe dashamirës të librit.

Ky libër për Zadrimën përbën një kontribut të rëndësishëm në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë së kësaj treve. Kështu u shprehën të pranishmit gjatë promovimit, duke vlerësuar rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së këtyre vlerave ndër breza.

Përmes dokumentimit të vlerave të Zadrimës, ky botim sjell në vëmendje rëndësinë e kërkimit shkencor dhe të përgjegjësisë institucionale e shoqërore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të kësaj treve.

https://youtu.be/9HX8xRu3NoQ

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“BOJKOT DERI NË DORËHEQJEN E RAMËS”/ KREU I SINDIKATËS SË PEDAGOGËVE, KOVAÇI: NUK MUND TË VAZHDOJMË MËSIMDHËNIEN TEKSA STUDENTËT DHUNOHEN NË RRUGË
Artikulli tjetërSHKODËR, 30 RASTE KËTË VIT ME KANCER GJIRI