AKTET E DHUNSHME JANË CILËSUAR SI AKTE KRIMINALE DHE SHKATËRRUESE. Në Milano kanë nisur hetimet nga Prokurori Francesco Paolo Tronca mbi protestat e “No Expo” që shkaktuan dhunë e trazira. Hipotezat e akuzat e para mbi trazirat e aktet vandale në zemër të Milanos, janë cilësuar kryesisht si akte kriminale dhe shkatërruese, ku përgjegjësit e sulmit mund të dënohen deri në 15 vite burg.

Pas sulmeve guerrilase të ndërmarra nga forcat e rendit “blloku i zi”, janë arrestuar në flagrancë 5 persona. Hetimet duhet të zbulojnë përgjegjësit e të gjithë protagonistëve të dhunshëm që i vunë flakën makinave, hodhën bomba molotov e thyen xhamat e dyqaneve, si dhe u përleshën me policinë. Ndërkohë, pronarët e dyqaneve e qytetarë vullnetarë në Milano kanë nisur punën për pastrimin e pasojave të akteve vandale të pasdites shkatërruese të së premtes. Guerrilasit që protestonin kundër hapjes së panairit “Expo Milano 2015-të”, dogjën e thyen gjithçka gjetën përpara një ditë më parë. Pastrimi i të shtunës erdhi si një ide për mobilizimin e qytetarëve nga ana e Partisë Demokratike Italiane. Për ta, trazirat në ditën e hapjes së panairit u konsideruan si të papranueshme e sulme kriminale, që shkatërruan një ditë që duhej të mbetej në histori për hapjen e panairit universal.

Artikulli paraprakPEDONALJA TEK URA E BUNËS, E HARRUAR DHE E DËMTUAR
Artikulli tjetërZGJEDHJET NË BRITANINË E MADHE, PROFILET E DY KANDIDATËVE