NJË NGA SHQETËSIMET KRYESORE ËSHTË MUNGESA E NDRIÇIMIT. Problematikat në qytetin e shkodrës natyrshëm që janë të shumta ,e një ndër to e trajtuar shpesh herë në Star plus është edhe perdonalja tek Ura e Bunës .

Mangësit në këtë shetitore janë të shumta duke nisur nga dëmtimi I stolave , mbeturinat thuajse në cdo vend , projekti I pa realizuari I Bypass-it ,apo edhe shitësit ambulant që me ardhjen e pranverës e mendojnë një mundësi të mirë për të shitur ndonjë gjë duke nisur që nga sendet e përdorura apo edhe shitja e peshkut duke dëmtuar kështu edhe imazhin e kësaj shetitoreje. Por një tjetër shqetësim për të gjithë qytetarët që vendosin të kalojnë një pasdite në këtë pedolane është ndricimi që mungon . Falë dritave që kanë instaluar baret për rreth duket se në këtë shetitore është e vetmja mënyrë ndricimi në këtë vend.Qytetarët pas kamerave shprehen se të pakten meqë tani jemi edhe pranë zgjedhjeve lokale kandidatët pretendent duhet të mendojnë për këto probleme që ka jo vetem kjo pjesë e qytetit por edhe në shumë vende të tjera.