Policia e Tiranës ka vënë në pranga sot, 3 shtetas të huaj, të cilit ishin duke vjedhur në Babrru. Tre shtetasit me origjinë nga Algjeria, të cilët po qëndrojnë në një qendër azilantësh në Babrru, u kapën dyshohet se kanë tentuar të vjedhin 18 vathë femrash në një dyqan në Tiranë.

 

Më datë 24.12.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit algjerian I.B, M.H, A.D dhe shtetasi maroken H.G, vjeç 21, 22, 22 e 19, banues tek qendra e azilantëve në Babrru, pasi dyshohet se më datë 23.12.2017, në një qendër tregtare kanë vjedhur 1 bluzë, me shitëse K.G, vjeç 27, banuese në Tiranë, dhe kanë tentuar të vjedhin 18 vathë femrash, në një tjetër dyqan me shitës E.Gj, vjeç 24, banues në Tiranë, ku gjatë shoqërimit për në Komisariat, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit.

Artikulli paraprak48-VJEÇARI GJENDET I VDEKUR NË RRUGË
Artikulli tjetërDENOHET I RIU QE FOTOGRAFOI VOTEN