Në protestën e opozitës, që po zhvillohet këtë mbrëmje para Kryeministrisë, i janë bashkuar edhe emigrantë shqiptarë.

Keto janë fotografi të tre emigrantëve shqiptarë, të cilët shprehen se kanë ardhur nga SHBA për të protestuar në shesh.

Ndërkohë, në shesh janë mbledhur shumë qytetarë nga i gjithë vendi, që i janë bashkuar tubimit kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.