Dy shqiptarë e një kosovar janë ekstraduar në Itali si persona të dënuar nga drejtësia italiane me akuzën e aktivitetit terrorist e të trafikut të drogës.

Autoritetet italiane informojnë se kanë ekstraduar nga Kosova në Itali shtetasin kosovar me inicialet G.D 27 vjec, ndaj të cilit është lëshuar masa e arrestit nga Gjykata e Breshës me akuzën e nxitjes së aktivitetit kriminal me qëllim terrorizmi.

Sipas Policisë italiane shtetasi kosovar ka mbërritur sot në aeroportin e Ciampinos në Romë dhe është hera e parë që shteti i Kosovës lejon një qytetar të saj të ekstradohet në një vend europian.

Gjithashtu po sot janë ekstraduar nga Shqipëria drejt Romës, dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane e të arrestuar falë një operacioni të përbashkët policor me autoritetet shqiptare e me shërbimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar.

Shtetasi shqiptar me inicialet B.I 28 vjec është arrestuar në Elbasan. Nda tij është lëshaur masa e arrestimit em burg lëshuar nga Gjykata e Milanos me akuzën e pjesëmarrjes në organizim terrorist në shërbim të Shtetit Islamik.

Shqiptari i 3 i ekstraduar sot drejt Italisë është shtetasi K.A 29 vjec i akuzuar nga Gjykata e Pescarës për trafik lëndësh narkotike.

Artikulli paraprakANIJA ME EMIGRANTË NISET DREJT ITALISË, SALVINI: BOLL! DURIMIT TONË I KA ARDHUR FUNDIT!
Artikulli tjetërUJKU SULMON FËMIJËT NË HAN TË ELEZIT