Tre tërmete të forta kanë goditur gjatë natës Italinë qëndrore.

 I pari dhe më i forti me magnitudë 6.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 03:36 rreth dy km nga qyteti i Accumolit dhe 10 km nga Arquata del Tronto dhe Amatrice. Kjo e fundit ka pasur dëme shumë serioze, Kryetari i komunës  thotë se Amatrice nuk është më ndërtesat e qytetit janë rrafshuar në tokë. Dëme të rënda edhe në Marche. Deri tani janë konfirmuar 45 viktima. 150 persona të tjerë figurojnë të zhdukur citon zyrtarët italianë BBC. Deri tani nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur por flitet për 6 të plagosur. Ndërkohë në një dëshmi tha se në komunën e Amatrices jetojnë 10 familje shqiptare dhe se mes miqve të tij të vdekur ka dhe shqiptarë. Ministria e Jashtme shqiptare mohon që deri tani të ketë viktima. Komunat më të prekura nga tërmeti janë Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto.

Artikulli paraprakBIE NUMRI I KËRKESAVE PËR KUPONAT E PASAPORTAVE BIOMETRIKE
Artikulli tjetërTËRMETI NË ITALI, MES TË PLAGOSURVE EDHE SHQIPTARË