Raportohet se mes të plagosurve nga tërmeti në qendër të Italisë ka edhe emigrantë shqiptarë.

Përmes komunikimit me telefon, Serjanaj tha se ishte plagosur në këmbë dhe ndodhej në urgjencë ku po merr mjekim. Lajmin për plagosjen e Fetah Serjanit fillimisht e konfirmoi, djali i tij nga SHBA, i cili tha se i ati fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën. Ndërkohë mediat italiane raportojnë se në spitalin Xhemeli në Romë janë sjellë me helikopterë edhe 5 shqiptarë të tjerë të lënduar, por që janë jashtë rrezikut për jetën. Një prej tyre, një grua është operuar në këmbë. Reppublica.it shkruan se gjithsej janë transportuar 9 të plagosur. Njëra prej të plagosurave një grua shqiptare ndodhet në sallën e operacionit pasi ka dëmtime në kofshë. Gjithashtu në spital ka mbërritur dhe një vajzë 12 vjeçe me dëmtime në kraharor por askush nuk është në rrezik për jetën.

Artikulli paraprakTRE TËRMETE TË FORTA, TRONDISIN ITALINË
Artikulli tjetërSTUDIMI, DHUNA E PRINDËRVE SHTON RREZIKUN E SËMUNDJEVE MENDORE