Policia Bashkiake do ti vijojë aksionet e saj për lirimin e hapësirave publike në zonën e rusit në Shkodër, hapësirë e përdorur prej shumë vitesh si treg ambulant I fruta-perimave.

Sipas kryeinspektorit të Policisë bashkiake, ndërhyrja bëhet në kuadër të lirimit të hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, megjithëse, bashkia gjatë këtij viti ka në plan ndërtimin e tregjeve të lëvizshme.

Për të dytën ditë me radhë, policia bashkiake I ka vijuar aksionet e saj për largimin e tregtarëve ambulantë. Në zonën e rusit shesin dhjetëra tregtarë ambulantë, kryesisht fruta-perime si dhe produkte e nënprodukte të bulmetit.

Ndër vite, aksionet e policisë bashkiake nuk kanë dhënë rezultatin e duhur sa I përket kthimit të kësaj hapësire për kalimtarët. Por nga ana tjetër, tregtarët e përdorin këtë zonë për shitjen e produkteve të tyre, pasi përballen me vështirësi të shumta ekonomike dhe mungesë punësimi.

Artikulli paraprakSHKODRA E NJË SHEKULLI MË PARË!
Artikulli tjetërSURPRIZAT E MOTIT!