Kjo e shtune, ka nisur me proteste nga tregtaret e Shelqetit, ne Bashkine Vau Dejes.

Ato kane protestuar kunder ndryshimit te vendit te tregut ne qender te ketij fshati,  i cili eshte mbyllur per shkak te mos plotesimit te asnje prej standarteve te kerkuara me ligj. Tregtaret jane shprehur kunder ndryshimit te ketij tregu per shkak te largesise qe ka zonen e Vau Dejesit. Ato shprehen se do te vazhdojne protestat e tyre deri ne plotesimin e kerkesave. Tregu i Shelqetit ka qene shpesh here pjese e kronikave televizive ne media, per shkak te kushteve aspak normale te tregtimit te produkteve, qofte bujqesore por edhe produkteve te tjera qe tregtohen ne zone. Shpesh here per shkak edhe te tregtimit te produkteve ne rruge, ka pasur edhe aksidente rrugore te cilat kane rrezikuar edhe jete njerezish. Sipas burimeve prane Bashkise Vau Dejes, zhvendosja e ketij tregu eshte kerkuar edhe nga Inspektoriati i Higjenes, por edhe Autoriteti Kombetar i Ushqimit, sepse ky treg nuk ploteson asnje prej standarteve te percaktuara me ligj.

Artikulli paraprakPROJEKTI PËR STADIUMIN, BASHA: ËSHTË KORRUPTIV E KLIENTELIST
Artikulli tjetërPROMOVOHET LIBRI ME POEZI “GJERDANI I RIMAVE”