Një tren udhëtarësh ka dalë nga shinat në New York në mëngjesin e të mërkurës, në orën e pikut ku qytetarët marrin linjat e trenit për të shkuar në punë.

Treni i kompanisë Long Island Railroad doli nga shinat rreth orës 08:30 në Terminalin Atlantik në bashkinë e Brooklyn, ku si pasojë 76 persona mbetën të plagosur.

Sipas informacioneve nga Menaxhimi e Emergjencave të New Yorkut, rrugët pranë shesheve “Atlantic” dhe “Flatbush” janë mbyllur, teksa ngjarja shkaktoi panik dhe kaos tek qytetarët.

Artikulli paraprakTAMARË – VERMOSH, “AKSI ËSHTË I KALUESHËM”
Artikulli tjetërKOSOVË, POLICIA: LAVDRIM MUHAXHERI NUK NDODHET NË TERRITORIN TONË