11 persona u arrestuan nga Policia e Malit te Zi gjatë operacionit të koduar ” Trik” ose ” Mashtrimi” operacion i cili ka një vit që ka nisur. Në pranga ka përfunduar edhe Ndue Pepaj 27 vjeçar, pronari i një lokali Cavaliero në Bajzë të Koplikut. Prokuroria malazeze e akuzon Pepajn si një nga organizatoret e grupit që trafikonte drogë nga Shqipëria në Malin e Zi. Për Pepajn është ngritur akuza e krijimit ë grupit të strukturuar kriminal dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ndërkohë gjatë periudhës një vjeçare hetimore janë sekuestruar gjithsej 928 kg Kanabis Sativa, 1,7 kg drogë e llojit heroinë dhe 3 kg bazë materiale për përzierjen e lëndës narkotike heroinë.

Tetë persona u arrestuan që nga fillimi i këtij aksioni policor një vit më parë. Kurse të dielën dhe të hënë në Podgoricë u kapën Ndue Pepaj 27 vjeç nga Malësi e Madhe, Gjon Junçaj, Vasel Junçaj dhe Violeta Junça, të tre këta shqiptarë nga Tuzi i Malit të Zi.

Gjatë kontrollit në banesa, u gjetën dhe u sekuestruan tre automjete si dhe një armë zjarri automatik, e cila ishte groposur në bahçen e një shtëpie në lagjen Konik të Podgoricës. Hetuesit thanë se për të do të bëhet ekspertizë, pasi dyshohet se është përdorur në ndonjë vrasje.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZONAT MALORE NËN PUSHTIMIN E BORËS
Artikulli tjetërKONCERT ME INSTRUMENTET E TUNXHIT NË “P. JAKOVA”