Zbritja e tempraturave ka bere qe dhe zonat malore ne qarkun e Shkodres te mbulohen me bore. ka probleme ne disa akse te dukagjinit ndersa segmenti boge qafe- thore vijon te jete i bllokuar. Sipas te dhenave nga shtabi i emergjencave ne prefekturen e qarkt Shkoder raportohet se Në NJA Shosh, Shalë dhe Pult ka prezence te ngricave në rrugët respektive duke vështirësuar lëvizjen normale të automjeteve. Bashkia Malësi e Madhe Në NJA Kelmend rruget janë të kalueshme, ka rreth 15 cm prezencë dëbore, akset rrugore janë të kalueshme.

Në NJA Shkrel rruget janë të kalueshme, ka rreth 15 cm prezencë dëbore, akset rrugore janë të kalueshme. Në Qafe-Thore trashësia e dëborës është 50 cm, po punon një fadromë dhe borëpastruese, dhe ky aks eshtë i bllokuar. Në territorin bashkise vau i dejes situata paraqitet kryesisht e qetë dhe pa probleme. Në NJA Temal trashësia e dëborës eshtë rreth 15 cm. Në NJA Shllak trashësia e dëborës është 15 cm, 3 fshatra të kësaj njësie janë pa energji elektrike.

Në Bashkitë Fushë-Arrëz dhe Pukë. Situata në Bashkinë Fushë-Arrëz paraqitet pa probleme te karakterit emergjent, reshjet e dëborës kanë pushuar, por ka rënie te temperaturave. Rrugët janë të kalueshme me përjashtim të disa akseve rrugore në të cilat nevoitet perdorimi i zingjirëvë për automjete.

Artikulli paraprakLUTJE DËSHPËRUESE NGA FAMILJA E FLORENC BEQIRAJ!
Artikulli tjetër“TRIK” NË MALIN E ZI, NË PRANGA KOPLIKASI