Një shpërthim me eksploziv në orët e para të mëngjesit të së mërkurës ka tronditur qytetin e Shkodrës. Eksplozivi i ishte vendosur makinës tip Volkswagen në pronësi të inspektores së Drejtorisë Arsimore Rajonale, Frida Kopliku 60-vjeçe.

Nga shpërthimi makina është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarrfikësja ka arritur në kohë duke parandaluar djegien.Efektivet e policisë dyshojnë për lëndë plasëse artizanale që i është vendosur makinës poshtë sediljes. Në momentin e shpërthimit makina ka qenë e parkuar në lagjen e njohur si “Vojo Kushi”. Nga shpërthimi automjeti është dëmtuar lehtë në pjesën e prapme, nuk ka pasur dëme në njerëz. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të makinës, ku dhe është vendosur tritoli.Zjarrfikëset kanë shuar flakët brenda pak minutash, ndërsa policia sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar autorët. 

Në njoftimin për shtyp, të policisë së shkodrës behet me dije se dyshohet se ka patur një shpërthim të lehtë poshtë mjetit i cili ka qënë i parkuar dhe për pasojë mjeti ka marrë flakë.Automjeti është dëmtuar lehtë në pjesën e prapme, dhe nuk ka patur dëme në njerëz.

Artikulli paraprakI MORI 75 MIJË EURO ITALIANIT POLICIA PROÇEDON EDUARD NDOCAJN
Artikulli tjetërSHKATËRROHET BANDA E VJEDHJES SË MAKINAVE LUKSOZE, E DREJTONIN 2 SHQIPTARË.