Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën. Dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali 59 dhe 61 vjeç u ekzekutuan me breshëri plumbash në derën e shtëpisë. Dy persona të maskuar kanë shtënë në drejtim të dy vëllezërve Bilali duke i lënë të vdekur në vend.

Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë e spitalit por Astrit dhe Brahim Bilali kishin ndërruar jetë. Menjëherë në vendin e vrasjes mbërritën forca të shumta policie duke nisur veprimet e para hetimore për zbardhjen e kësaj vrasjeje të dyfishtë.

Pak metra nga vrasja e dy vëllezërve policia gjeti një mjet që ishte duke u djegur tip benz me targë AA 369 RV që dyshohet se është makina me të cilën kanë lëvizur autorët dhe më pas e kanë braktisur ndërsa mendohet se ky mjet ka targa fallco. Burime pranë policisë bëjnë me dije se kanë qenë dy persona që kanë ekzekutuar vëllezërit Bilali.

Ata janë maskuar në mënyrë që të mos i njihte askush dhe pasi janë afruar kanë qëlluar me breshëri plumbash duke lënë të vdekur dy vëllezërit Bilali. Brahimi Bilali që mbeti i vrarë është ndër aktivistët kryesor në hapjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër në vitin 1990

në rikthimin e fesë dhe lirisë së besimit por edhe nismëtar dhe activist i shumë ngjarjeve dhe lëvizjeve demokratike në fillim vitit 1990 si dhe një eksponent i njohur në radhët e PD Shkodër. Policia ende nuk ka një pistë për vrasjen e ndodhur

Artikulli paraprakLEZHË, FUSHATË PËR DHURIMIN E GJAKUT
Artikulli tjetërSHKODËR, SHFAQET “MBRETËRESHA E BUKURISË NGA LINEJNI”