“Donald Trump është një xhentëlmen dhe gratë që akuzojnë për ngacmime seksuale gënjejnë”.

Me këto fjalë bashkëshortja e kandidatit republikan Melania, thyen heshtjen dhe i del në mbrojtje të shoqit lidhur me çështjen që po ndëshkon jo pak pretendentin për Shtëpinë e Bardhë. Edhe pse pranoi se komentet që manjati i pasurive të paluajtshme kishte bërë në një video të 2005-s ishin të papranueshme, ajo tha për CNN se ato nuk përfaqësonin njeriun që njihte ajo. Ndërsa po përgatitej për të marrë pjesë në një program televiziv të drejtuar nga Billy Bush, republikani përdori një gjuhe vulgare, ndërsa fliste për gratë, duke thënë ndër të tjera se kur je i famshëm ato të lejojnë t’u bësh çfarë të duash. Për Melanian, kjo ishte thjesht një bisede mes meshkujsh, e cila nuk duhej të përfundonte në televizion. Ajo tha se kishte pranuan faljen e të shoqit dhe fajësoi prezantuesin Bush për publikimin e videos që shtyu eksponentë të rëndësishëm të Partisë Republikane të mos e mbështesnin më biznesmenin dhe gjithashtu nxiti shumë gra ta akuzonin atë për sjellje të pahijshme. “Unë e di që ai i respekton gratë, por po mbrohet pasi këto janë thjesht gënjeshtra. E besoj bashkëshortin tim. Ai është i sjellshëm, xhentëlmen dhe nuk do t’i bënte kurrë gjërat për të cilat akuzohet”, tha Melania. Sipas Melanias skandali ishte orkestruar nga ekipi i fushatës së Hillary Clinton-it dhe media, për të dëmtuar kandidaturën e Trumpit. “Me detajet që u janë ofruar, a morën ato mundimin për të verifikuar pretendimet e këtyre grave?? Nuk kanë asnjë fakt”, tha bashkëshortja e Trump. Në reagimin e parë që prej shpërthimit të skandalit, ish-modelja tha se Trump nuk ishte sjellë kurrë keq më seksin e kundërt përgjatë viteve, madje sipas Melanias, janë gratë ato që shpesh i afrohen miliarderit, duke i dhënë numrin e telefonit në prani të saj. 46-vjeçarja justifikoi gjithashtu taktikat e bashkëshortit lidhur me akuzat për sulme seksuale kundër ish-presidentit Bill Clinton.

Artikulli paraprakANALIZA 1 VJEÇARE – KTHIMI I PRONAVE, MANJANI: LIGJI MË I MIRI, PËR 10 VITE MBYLLET KJO HISTORI
Artikulli tjetërTASHMË POLICIA DO FAJËSOJË VIKTIMAT E VJEDHJES DHE JO HAJDUTËT…?