TSIPRAS U TAKUA SOT ME KRYESUESIN E PARLAMENTIT RUS (DUMA), SERGEY NARYSHKIN. Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ditën e dytë të vizitës zyrtare në Rusi, ka deklaruar se Greqia është e gatshme të jetë “urë” ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë dhe porositi se Athina kundërshton sanksionet ndaj Rusisë. Tsipras u takua sot me kryesuesin e Dhomës së ulët në parlamentin rus (Duma), Sergey Naryshkin.  

“Greqia kundërshton sanksionet aktuale të Perëndimit ndaj Rusisë. Sanksionet mund të çojnë vetëm në një situatë të pashpresë”, ka thënë Tsipras në fillim të takimit.   Duke theksuar se vizita e tij në Moskë ka për qëllim rishikimin dhe fillimin e ri në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, Tsipras tha se bashkëpunimi i rënë dakord në fushat e ekonomisë, energjisë, turizmit dhe kulturës do të kontribuojë në ndërtimin e stabilitetit në rajon. Ai tha se është i pashmangshëm bashkëpunimi i Bashkimit Evropian me Rusinë në luftën kundër terrorizmit.   Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Presidencës ruse, Dmitriy Peskov ka deklaruar se presidenti Vladimir Putin, kryeministrit grek Tsipras i ka dhuruar ikonën “St. Nicholas & St. Spiridon“, të cilën gjatë Luftës së Dytë Botërore nga kisha greke e morën nazistët. “Ikona është kthyer atje kur edhe duhet të jetë”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit

Artikulli paraprakBASHA NGA FACEBOOK PËRCAKTON KRITERET PËR KANDIDATËT
Artikulli tjetërSHBA, CLINTON NË GARËN PËR SHTËPINË E BARDHË