“TUBA Fest”, ka natën e parë të koncerteve në kalanë Rozafa. Këngëtarët më në zë, Shpat Deda, Off Chestra, dhe Alban Skëndëraj kanë sjellë një koncert të jashtëzakonshëm në Shkodër.

I pranishëm ka qënë edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër i cili është takuar me organizatorët dhe këngëtarët që kanë performuar në natën e parë të koncertit në kalanë Rozafa, ku i ka ftuar ata që të jenë të pranishëm në të tilla evente të këtij niveli në bashkinë Shkodër.

Publiku jo vetëm nga Shkodra, por nga e gjithë Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, ka mbushur kalanë e “Rozafa” me pjesmarrjen e tyre duke përcjellë një atmosferë elektrizuese dhe plot energji ashtu si vetëm në Shkodër mund të ofrohet për artistët.

Ky është viti i parë i TUBA Fest, një event që do të kthehet në një traditë për Shkodrën

Artikulli paraprakMUZIKA ARUMUNE – VLLEHE: SHTIGJE NJOHËSE
Artikulli tjetërORGANIZOHET TROFEU “GILMAN BAKALLI”