Ardhja e stinës së verës rrit interesin e bizneseve që operojnë në fushën e turizmit edhe për të ofruar vënde të lira punë për të rinj dhe të reja. Kjo duket një mundësi e mirë për të gjithë e duke marrë parasyshë edhe pagat që janë të kënaqshme. Por ajo që mbetet problem është se pas përfundimit të sezonit turistik të gjithë këta punëtorë sezonal mbeten pa punë. Në lidhje me këtë problematikë Albert Tuka për Star Plus thotë se duhen marrë masa që këta persona të mos marrin statusin e të papunë gjatë stinës së dimrit.

Gjatë viteve të fundit punësimet për në sezonin turistik kanë ardhur në rritje edhe pse është hasur problematika e gjetjës së fuqisë punëtore. Por përtej kësaj pas përfundimit të sezonit numri I përsonave që mbeten të papunë rritet ndjeshëm çka e kthen në një problem serioz për shoqërinë.

Artikulli paraprakBENET BECI EMËRON KRAHUN E DJATHTË, I BESON PEDAGOGUT RUDIN BEKA POSTIN E NËNKYETARIT
Artikulli tjetërVIJON LIRIMI I HAPËSIRAVE PUBLIKE NË SHKODËR