Reshjet e dëborës së rënë gjatë natës së mbrëmshme kanë bllokuar disa akse në veri të vendit tonë. Rruga Selcë – Lepushë – Vermosh është e pakalueshme, ndërsa Lëpusha që prej 5 ditësh vijon të jetë në errësirë nga ndërprerja e energjisë elektrike.

Në këtë rrugë kanë ngelur të bllokuar disa turistë të cilët kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar disa ditë pushime.

Thirrja për Bashkinë e Malësisë së Madhe në këtë rast është që të pastrojë rrugët, në mënyrë që të jenë të kalueshme për turistët e bllokuar dhe për banorët e zonave përreth.

Artikulli paraprakRA NË KONTAKT ME ENERGJINË ELEKTRIKE, HUMB JETËN 59-VJEÇARI
Artikulli tjetërANA E MALIT, ADMINISTRATORI: PROBLEM ENERGJIA ELEKTRIKE (VIDEO)