Jemi thuajse zyrtarisht në stinën e pranveres, stine ne te cilen numri i turisteve ne Shkodër arrin kulmin, por ky qytet ngelet sërish në mëshirë të fatit, sa i takon informacionit për turistet. Shkodra vijon te vuaje mungesen e zyres se informacionit për turistët.

Edhe pse pak kohe me parë, në disa pika të qytetit të Shkodrës bashkia e qytetit, vendosi disa tabela orientuese për turistet, një zyre e tillë informacioni e cila ka ekzistuar deri para dy vitesh, i mungon qytetit më të madh verior. Kjo zyre u mbyll ne prill te vitit 2015, pasi bashkia Shkoder nuk arriti dakordesi me pronaret e godines ku ishte vendosur ky sherbim.

Ndersa qe ne ate moment, pa rreshtur eshte premtuar se ky qytet do kishte nje zyre te informacionit turistik, ç’ka nuk eshte realizuar akoma sot. Mungesa e nje zyre te informacionit turistik ben qe turistet qe vizitojne metropolin verior, te levizin te paorientuar duke bere qe resureset dhe vlerat e ketij qyteti me pozicion te lakmueshem turistik te mos promovohen siç do te ishte e udhes te behej.

Nga ana tjeter krijohet nje vakuum tjeter. Gjate viteve kur kjo zyre ka qendruar e hapur, ka patur evidenca mbi numrin e tursiteve dhe destinacioneve te preferuara prej tyre. Turizmi është cilësuar si një nga prioritetet kryesore të 2017-s për bashkinë Shkodër, por ende nuk po duken hapat e duhur ne menyre që turistët të njihen me atë cfarë ofron tashmë bashkia e Shkodrës ne kete drejtim.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakCRISTIANO DO TË BËHET ME BINJAKË
Artikulli tjetërVAU DEJËS, INVESTIME NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT