Sezoni turistik në Shkodër nuk do të filloj në fillim të muajit maj, por pikërisht në mes të tij.

Për drejtorin e turizmit pranë Bashkisë Shkodër, Gentian Mema, kjo bëhet për arsye të një përgatitje më të mirë për të mirëpritur të gjithë turistët.

Rruga e Velipojës do të jetë një problematikë këtë sezon turistik për shkak të vonesave të ndërtimit, megjithatë sipas Memës shpresohet që të mos ndikoj në numrin e turistëve që do të zgjedhin të vizitojnë Velipojën.

Ndërkohë, në shqetësim më evident që mund të ndikoj në numrin e turistëve është padyshim taksa e Rrugës së Kombit. Sipas tij, kjo rrugë duhet të ketë taksë sa më të vogël për të mos ndikuar.

Kryeministri Edi Rama do të shprehej se rruga e Velipojës do të përfundonte në maj të këtij viti, megjithatë e largët duket dita për finalizimin.

Ndërkohë, pushuesit e parë kanë filluar të zgjedhin alternative të tjera pushimi, kësaj here përtej kufijve të Shqipërisë, në Mal të Zi e më gjerë.

 

Artikulli paraprakDUKAGJINASIT NË PROTESTË PËR RRUGËN
Artikulli tjetërKOMPENSIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE PËR PENSIONISTËT