Kompensimi I energjisë elektrike për pensionistët I përcaktuar nga këshilli I ministrave është pagesa që merret nga pensionet dhe që jepet për cdo pensionist që plotëson dokumentet dhe kriteret e kërkuara .

Sipas Drejtoreshës së sigurimeve shoqërore, Violeta Staka, shifra e vendosur për pensionistin kryefamiljar 648 lekë të reja por nëse personit I ka vdekur bashkëshortja vlera arrin në 700 lekë të reja.

Ndërkohë Drejtoresha Staka përcakton dhe kriteret që personi duhet të plotësojë në mënyrë që të përfitojë kompensimin e energjisë elektrike.

Kompensimin e energjisë elektrike nuk do ta marrin vetëm pensionistët në qytet por dhe ata në fshat. Kushti I vetem që ata duhet të plotësojnë është që të mos kenë persona në moshë pune.

Ndërkohë cdo individ duhet të ketë kujdes në plotësimin e viteve të punës pasi këtu përcaktohet pensioni që ata do të përfitojnë.

 

Artikulli paraprakTURIZMI DHE RRUGA “E RE” E VELIPOJËS
Artikulli tjetërME 1 QERSHOR, TATIMET KONTROLL NË ZONAT TURISTIKE