Qeveria turke ka shkarkuar 15 200 anëtarë të Ministrisë së Edukimit, në spastrimin e fundit në të zyrtarëve pas përpjekjes për grusht shteti të dështuar të premten.

Ministria e Arsimit në Ankara konfirmoi shkarkimet në llogarinë e saj të martën, ndërkohë që shumica mendohet të jenë mësues që dyshohet se kanë lidhje me puçin e dështuar. Këshilli i arsimit të lartë të Turqisë ka “ftuar” të gjithë 1577 dekanët e universiteteve të vendeve të japin dorëheqjen pasi qeveria po përshkallëzon goditjen e saj ndaj çdo elementi të dyshuar rebel brenda makinerisë së shtetit. Spastrimi i zyrtarëve të arsimit erdhi pasi Ankaraja arrestoi dhe shkarkoi mijëra ushtarakë, gjyqësorë të dyshuar për përfshirjen në grush shteti. Më herët ditën e sotme, rregullatori i tregut të energjisë në Turqi EPDK gjithashtu pezulloi 25 zyrtarë.

Artikulli paraprakDEKLARATA E METËS, REAGON PD-ja: MBËSHTESIM PROPOZIMIN E KREUT TË KUVENDIT
Artikulli tjetërFALEN DETYRIMET E MJETEVE QË NUK KANË PAGUAR TAKSA NGA VITI 2011