Shpërthimi i një makine bombë ka goditur selitë e policisë në jug-lindje të Turqisë, duke vrarë 5 persona dhe duke plagosur të paktën 39 të tjerë.

Një grua dhe një fëmijë janë në mesin e të vdekurve. Ekipiet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë përmes rrënojave në vendin e ngjarjave në rrethin Cinar, provinca Dijarbakir. Zyrtarët fajësuan militantët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), që janë aktivë kryesisht në krahinën kurde. Megjithatë asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Bomba u vu në hyrje të kompleksit policor në Dijarbakir, thonë zyrtarët. Nga shpërthimi gjithashtu u dëmtuan edhe ndërtesat përreth, ku një nënë dhe fëmija e saj u vranë. Mendohet se sulmuesit kanë qëlluar edhe me raketa në seli. Provinca e Dijarbakir ka parë gjithnjë e më shumë kohët e fundit përleshje të dhunshme mes separatistëve të PKK dhe ushtrisë turke.