Një tjetër këngëtare i është këtë vit të ri tregut muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për vajzën nga Durrësi, Fabjana Hoxha, e cila promovoi pak ditë më parë këngën e saj të parë . Por, kjo nuk është më e rëndësishmja, pasi gjithçka ‘fshihet’ në të shkuarën e saj. emri i Fabjanës rezulton jo i panjohur për drejtësinë italiane.

Ajo është arrestuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, ndërsa në mediat italiane është zbardhur dhe dinamika e një ngjarjeje të bujshme, që ishte pikërisht sherr mes prostitutave, ku protagoniste ishte dhe shqiptarja. Dinamika e ngjarjes: Hetimi filloi më 16 qershor, pasi u desh ndërhyrja e policisë për shkak të një mosmarrëveshjeje të dhunshme midis prostitutave, ku njëra nga ta përfundoi me lëndime serioze në kofshë. Policia ka studiuar dinamikën e ngjarjeve. Bëhet fjalë për dy shqiptarë, Fabjana Hoxha, 21 vjeç, dhe Florjan Prini, 23 vjeç. Të dy emigrant me dokumente të rregullta. Florjan Prini me precedent penal për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni. Banues në Torre Pederera, ku edhe janë arrestuar mëngjesin e të premtes, në kohën kur ata e kishin kthyer prostitucionin në biznes.

Ata do të dënohen për leksione, shfrytëzim dhe favorizim prostitucioni. Pretendonin një taksë ditore me 50 euro nga vajzat të cilat i nxirrnin në trotuar. Sherri ka ndodhur për shkak të mungesës së korrektesës. “Bëhet fjalë për një pagese 50 euro në ditë, të cilën vajza nuk ja ka dhënë përgjegjëses, dhe kështu ka ndodhur sherri, në qershorin e 2014-ës.”

Artikulli paraprakNDËRRON JETË NË QSUT, NJË I BURGOSUR. POLICIA: ISHTE I SËMURË RËNDË
Artikulli tjetërISHTE NË KËRKIM NGA ITALIA, SHQIPTARI ARRESTOHET NË GJERMANI