Pak ditë më parë këngëtarja e njohur Nexhmije Pagarusha u shtrua me urgjencë në spital, pas një incidenti që pësoi në shtëpi.

Në media u përfol se këngëtares i kishte rënë në shpinë dollapi dhe pasi u nënshtrua ekzaminimeve mjekësore ajo tashmë është mirë.

Nexhmija ka bërë një postim në Facebook, ku falenderon të gjithë ndjekësit dhe njerëzit e dashur për mbështetjen gjithashtu tregon se tashmë është shumë mire.

“Përshëndetje të dashurit e mi, Dëshiroj t’iu falenderoj për të gjitha mesazhet që më keni dërguar duke më uruar shërim sa më të shpejtë.

Shfrytëzoj rastin t’iu informoj se jam mirë dhe e gjithë kjo mbështetje nga ju më ka bërë të nihem edhe më mirë! Jam shumë me fat që ju kam! E juaja Nexhmije Pagarusha”- ka shkruajtur këngëtarja në postimin e saj.

Artikulli paraprakREVISTA FORBES: GEORGE CLOONEY, AKTORI MË I PAGUAR NË BOTË
Artikulli tjetërEDHE DHUNA KA KOSTO, JA SA DOLLARË PËRLLOGARITET PËR PERSON NË SHQIPËRI