U fut për t’u larë në det mbytet 10 vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Zvërnec ku një vajzë 10 vjeçe është mbytur në plazhin e Portonovës, duke rritur kështu bilancin tragjik të të mbyturve në plazhet tona. Mësohet se e mitura me inicialet A.H, u fut për tu larë në det, ndërsa e ka marrë rryma, në ndihmë të tij ka shkuar e ëma, e cila gjithashtu është marë nga rryma duke mos mundur ta shpëtojë të birin. Ajo mori ndihmën e parë dhe ndodhet jasht rrezikut për jetën. Ndërsa nuk dihet ende identiteti i tyre, dhe detaje të tjera nga ngjarja. Para 1 muaji në Zvërnec u mbytën 3 të rinj Arrin kështu në katër numri i të mbyturve në plazhin e Portanovës në Zvërnec, ku vetëm një muaj më parë u mbytën tre persona, Manuela Maraj banuese në Babicë të Madhe, Vlorë, Xhoana Cani 25-vjeç banuese në Tiranë dhe 24 vjeçari Beniamin Ferati banues në Tetovë në Maqedoni. Ngjarja ndodhi më 15 korrik ku u fut në det një nga vajzat për t’u larë por ajo është ndodhur në vështirësi duke kërkuar ndihmë. Pasi ka ecur disa metra nuk ka patur forcë për të dalë për shkak të dallgëve të detit. Më pas një djalë nga Maqedonia ka hyrë për t’i ardhur në ndihmë, por edhe ai nuk ka mundur të dalë. Më pas ka qënë vajza tjetër e afërme e qytetares së parë e cila ka hyrë në det për t’iu ardhur në ndihmë, por edhe ajo nuk ka arritur të mbijetojë. Plazhi i Portonovës pa roje bregdetare Edhe pse është denoncuar edhe më parë nga Report Tv, plazhi i Portonovës në Zvërnec vazhdon të jetë pa roje bregdetare. Pas tragjedisë së 15 korrikut, masat e sigurisë në këtë bregdet u shtuan, por edhe sot veç tabelave sinjalizuese, nuk ka tjetër ndihmë për pushuesit. Edhe vendimi nr. 321 i Këshillit të Ministrave “Për sigurinë në det dhe plazhe” saktëson se duhet të ketë Kulla Vrojtimi për Çdo zonë e deklaruar për plazh dhe aktivitete të tjera çlodhëse duhet të ketë kulla vrojtimi me lartësi 3 metra për çdo 200-250 metra plazh, ky vendim është shkelur.

Artikulli paraprakPISHINAT, MJEKËT: JANË SHTUAR INFEKSIONET NË SY, LËKURË E VESHË
Artikulli tjetërVËLLAI VRET MOTRËN E TIJ, MË PAS E HEDH NË KOSHIN E MBETURINAVE