Vellai vret motrën e tij, më pas e hedh në koshin e mbeturinave

Një ngjarje tragjike është shënuar në Itali, ku një 62-vjeçar ka vrarë motrën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën ‘Guido Reni’, në Flaminio të Romës dhe 62 vjeçari Maurizio Diotallevi, pasi e ka vrarë të motrën Nicolleta e ka ndarë në copa dhe e ka hedhur në koshin e mbeturinave. Sipas raportimit nga mediat italiane, motër e vëlla jetonin sëbashku në një apartament. Krimi dyshohet të ketë ndodhur pas konflikteve për probleme ekonomike. 62 vjeçari, Maurizio Diotallevi, pasi u mor në pyetje nga oficerët e krimit ka pranuar se kishte vrarë motrën, Nicolletën, 58 vjeçe, dhe pranoi se e kishte hedhur me kuti në tre kosha me mbeturina. Një nga kamerat e sigurisë e ka kapur atë teksa hidhte një kuti në koshin e mbeturinave. Dy kutitë e tjera u gjetën në lagje të ndryshme, ku ishte trupi dhe sendet e saj personale dhe rrobat. Kjo provë e ka fundosur 62 vjeçarin, i cili kreu krimin makabër. Fqinjët e Maurizios dhe Nicolletës shprehen se janë shokuar nga veprimi i Maurizios, pasi ata nuk kanë pasur asnjëherë konflikte me njëri tjetrin. “Nuk kanë pasur asnjëherë grindje. Nicoletta dhe Maurizio i njihnim mirë dhe unë kurrë nuk do ta kisha menduar këtë.”, rrëfehu fqinja. Policia po heton lidhur me zbardhjen e plotë të shkaqeve të krimit makabër.

Artikulli paraprakU FUT PËR T’U LARË NË DET MBYTET 10 VJEÇARJA
Artikulli tjetërQEVERIA 500 MLN LEKË PËR KRIJIMIN E INSTITUCIONEVE TË DREJTËSISË 30 MLN EURO PËR ZJARRET E ENERGJINË