Një i ri shqiptar 25 vjeç me origjinë nga Delvina ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike në Gjermani pasi është vrarë me thikë nga një afrikan.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak ditësh dhe 25-vjeçari shqiptar i

identifikuar është Ridjan Myftari, i cili ishte emigrant prej pak muajsh në Gjermani, kur është goditur nga një shtetas afrikan me thikë.

Bëhet e ditur se i riu nga Delvina ka qenë së bashku me një kushëririn e tij kur janë konfliktuar me afrikanin, i cili ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar 2 shqiptarët.

Kushuriri i Myftarait mësohet se është qëllluar 6 herë me thikë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa i riu vetëm një herë.

Ndërsa Ridjan Myftari, megjithëse është goditur vetëm 1 herë me thikë, goditja ka qenë fatale për jetën e tij dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë, familjarët e të riut shqiptar kanë udhëtuar për në Gjermani dhe pritet që trupi i 25 vjecarit të sillet për t’u varrosur në Rusan të Delvinës.

Artikulli paraprakSHKATËRROHET BANDA E HAJDUTËVE SHQIPTARË PROFESIONISTË TË AUDI-T
Artikulli tjetërSHBA TËRHIQET NGA TRAKTATI I FORCAVE BËRTHAMORE, POMPEO: RUSIA NUK KA RESPEKTUAR MARRËVESHJEN