Ata kishin gjithçka duhej për të kryer vjedhje, por mbi të gjitha një Audi një vjedhur, një RS3 gri me vlerë 60 mijë euro, që kapte 250/km në orë dhe që s’kishte asgjë më të përshtatshme për t’i ikur larg Policisë gjatë ndjekjes.

Banda e hajdutëve profesionistë verën e kaluar goditi në provincat e Milanos, Monzas dhe Bergamos madje edhe disa herë brenda një nate.

Dje në mëngjes, karabinierët kanë prangosur, bandën e shqiptarëve, njëri shqiptar dhe katër të tjerët, shqiptarë të Kosovës. Ata janë S. Bitiq, 50 vjeç; A. Bytyçi, 44 vjeç; R. Çela, 30 vjeç, V. Sopjani, 33 vjeç dhe F. Emiri, 45 vjeç.

Në çdo grabitje banda kriminale ndërronte targat e Audi-t dhe kjo çoi në zbulimin e tyre. Një qytetar vuri re nga dritarja e tij se këta persona, që vinin pasdite me Audi, në mëngjes i vinin targa të tjera.

Ndaj, policia i vuri në vëzhgim dhe zbuloi se banda “dilte për punë”, katër herë në javë. Në zonën Trezzano sul Naviglio, hajdutët planifikonin grabitjet, që tani llogariten deri në 100 mijë euro.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET ESKORTA E KRYEMINISTRIT RAMA, NUK KA TË LËNDUAR
Artikulli tjetërU GODIT ME THIKË NGA AFRIKANI, HUMBET JETËN 25-VJEÇARI SHQIPTAR